HomeAktualitetKryesore

340 mijë njerëz pritet t’i bashkohen protestës së studentëve?

340 mijë njerëz pritet t’i bashkohen protestës së studentëve?

Janë pikërisht TIFOZËT KUQ E ZI, grupimi i të cilit përbëhet nga 340 mijë ndjekës të cilët përmes një njoftimi bëjnë me dije se në orën 16:00, kur skadon edhe afati dhënë ndaj Ramës, ata do të jenë para Ministrisë së Arsimit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj studentëve.

“Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve.

Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre.

Bashkohu edhe ti!”, bëjnë thirrje Tifozat Kuq e Zi.

Pyetja është: A do t’i bashkohen 340 mijë tifoza protestës së studentëve?!