HomeSport

4 ekipe shqiptare në turin e tretë: Shkëndija në Champions, Drita dhe Dinamo në Conference League, ia del edhe Egnatia, Vllaznia largohet me turp nga “barinjtë” islandez

4 ekipe shqiptare në turin e tretë: Shkëndija në Champions, Drita dhe  Dinamo  në Conference League, ia del edhe Egnatia, Vllaznia largohet me turp nga  “barinjtë” islandez

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.

Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua. Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.

Pas suksesit 2-0 në aktin e parë, Egnatia bën gjithçka mirë ndaj Dinamo Minsk dhe fiton 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Shqipërisë e shohin veten në turin e 3-të të Conference League, me sfidën që u vendos nga goli i Selmanit.

Ndërsa Vllaznia largohet me turp duke humbur në ë shtesë me rezultatin 4-2 me Vikingurin e Islandës.

Gjithashtu kualifikohen në Champions Shkëndija e Tetovës dhe Drita në Conferenca Lige