HomeAktualitetKryesore

42 milionë euro për Reformën në Drejtësi/ Ultimatumi i ambasadorit Soreca: S’ka kohë për të humbur! Reforma të ecë përpara

42 milionë euro për Reformën në Drejtësi/ Ultimatumi i ambasadorit Soreca: S’ka kohë për të humbur! Reforma të ecë përpara

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë sot mesazhin e qartë për reformën në drejtësi dhe për vijueshmërinë e saj.

Në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, për nënshkrimin e marrëveshjes financiare “Ipa 2018”, Soreca tha se BE do japë 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi e lufta kundër korrupsionit përparësi. Duhet të vazhdojë zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi. 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi. 20 milionë euro për goditjen e k.rimit. S’ka kohë për të humbur. Reforma të ecë përpara.”-tha Soreca.