HomeBota

6 shtetas grek të vrarë në Ukrainë, zemërohet Greqia, ja veprimi i menjëhershëm i saj

6 shtetas grek të vrarë në Ukrainë, zemërohet Greqia, ja veprimi i menjëhershëm i saj

Greqia thërret ambasadorin e Rusisë në Ministrinë e Jashtme pasi 6 shtetas me kombësi greke janë vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Mariupol në Ukrainë.

Ministria e Jashtme greke tha se bombardimi ndodhi në periferi të fshatrave Sartana dhe Bugas dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë, raportoi Reuters.

“Vdekja e shtetasve tanë na pikëlloi dhe zemëroi për këtë sulm të papranueshëm rus kundër civilëve,” tha në një deklaratë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.