HomeAktualitet

76-vjetori i Konferencës së Pezës/ Ruçi, Kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë

76-vjetori i Konferencës së Pezës/ Ruçi, Kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë

Me rastin e 76-vjetorit të Konferencës së Pezës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka thënë se Peza zgjodhi drejtimin e duhur në udhëkryqin e historisë dhe se kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë. Përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat, Ruci thotë se ngjarja e Pezës ishte bashkim për lirinë.

“Peza zgjodhi drejtimin e duhur në udhëkryqin e historisë. Peza integroi idealet e rilindasve me antifashizmin. Konferenca e Pezës kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë. Ngjarja e Pezës ishte bashkim për lirinë, ndërsa sot duhet të shërbejë si bashkim për reformat dhe Europën”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari Ruçi.

Me rastin e kësaj dite do të mbajnë disa aktivitete. Gjithçka nis në orën 10 të mëngjesit me ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve në Pezë, e më pas vijojnë aktivitete festive me muzikë deri në mbrëmje.