HomeAktualitetKryesore

Akoma nën goditje toka në Durrës, regjistrohen tre tërmete në pak minuta!

Akoma nën goditje toka në Durrës, regjistrohen tre tërmete në pak minuta!

Toka shqiptare vijon të mos gjejë qetësi nga lëkundjet e tërmetit, pas atij katastrofik të 26 nëntorit, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Brenda pak minutash, janë regjistruar tre lëkundje tërmeti në Durrës.

Lëkundja e fundit është shënuar në orën 15:58, me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi 18 kilometra nga Shijaku.

Ndërkohë, pak minuta më parë, është regjistruar një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve, lëkundja ka qenë 30 kilometra nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53. Ndërkohë, vetëm pak minuta para kësaj lëkundjeje, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi. Kjo lëkundje është regjistruar në orën 15:45.

foto galeri