HomeAktualitet

Rama replikat me qytetarin: “E diela është pushim me Kushtetutë, po të aksidentohesh nesër…”, si i përgjigjet kryeministri

Rama replikat me qytetarin: “E diela është pushim me Kushtetutë, po të aksidentohesh nesër…”, si i përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ka përcjellë informacionet e radhës, se si do të vijohet nga sot pas masave lehtësuese ndaj COVID-19.

Kreu i qeverisë ka treguar se si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe, 30-31 maj. Rama konfirmon se do të hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit, në të gjithë vendin.

Po kështu, hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.

Një nga qytetarët i shkruan kryeministri se nesër është pushim me Kushtetutë por me ligjin e kreut të qeverisë lejohen bizneset. Sipas tij nëse aksidentohesh nesër nuk përfiton nesër asgjë.

Replikat

Qytetari: “Po neser esht pushim me kushtetute, me ligjin tend lejohen bizneset, po u aksidentove neser nuk perfiton asgje me ligj, se njihet pushim, ti ne pune je neser jo.”

Rama: “une ne pune jam sigurisht, po aty thuhet per aktivitetet e biznesit qe punon edhe te dielen, jo per te gjithe.”