HomeAktualitetKronike

Sh.përthimi që t.ronditi Tiranën, mediat: Hoteli është në pronësi të Ervin Matës

Sh.përthimi që t.ronditi Tiranën, mediat: Hoteli është në pronësi të Ervin Matës

Një shpërthim ka ndodhur para një lokali që ndodhet pranë QSUT-së në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur te hotel Victoria që e zotëron familja e Ervin Matës, shkruan Shqiptarja.com

Hoteli ndodhet përballë QSUT, ku burimet paraprake thonë se ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Forca të policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.