HomeAktualitetDebat

Rama prezanton platformën “Deputeti që duam”: Do mirëpresim të rinj e të reja të japin kontribut…

Rama prezanton platformën “Deputeti që duam”: Do mirëpresim të rinj e të reja të japin kontribut…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në një konferencë, platformën online “Deputeti që duam”.

Rama u shpreh se janë të mirëpritur në PS të gjithë të rinjtë dhe të rejat, në moshë e në ide, që shpresin interes për të bërë diçka më mirë për vendin e për qytetarët.

“Të interesuarit të dërgojnë një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese, që janë gjëra minimale për këtë sfidë. Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

Do mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide e dëshirë. ne duam që të jemi pranë njerëzve dhe të bëjmë sa më shumë shërbim ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve.

Të interesuarit mund të aplikojnë online, janë të mirëseardhur që të shfaqin interesin e tyre. Të dërgojnë video, ku të thonë pse duan të marrin pjesë”, u shpreh Rama.