HomeSport

Kategoria Superiore/ Luftëtari surpriza e madhe e kampionatit, Lushnja dhe gjyqtari nxjerrin Partizanin nga Europa League (ndeshjet, renditja)

Kategoria Superiore/ Luftëtari surpriza e madhe e kampionatit, Lushnja dhe gjyqtari nxjerrin Partizanin nga Europa League (ndeshjet, renditja)

Kampionati shqiptar filloi të dhurojë surprizat e para në rezultate e klasifikim në këtë etapë të fundit të tij, ku klubet po shtypin gazin për të përmbushur pritshmëritë e tyre sezonale. Sot u luajtën ndeshjet e para të javës së 31-të, ku padyshim, dy skuadra që synonin Europën, Partizani dhe Flamurtari, me zhgënjimet e tyre vunë një këmbë jashtë objektivave finalë, sepse skuadrat rivale pozicionohen tani më mirë në renditje.

Në Gjirokastër Luftëtari bëri konfirmimin e vlerave të tij, duke mposhtur Flamurtarin, me rezultatin 2-1, ndërsa Lushnja barazoi me Partizanin 1-1, duke i frenuar “demat e kuq” në rrugëtimin e tyre për një vend të tretë që siguron Ligëne  Europës. Këtë pozicion e ka forcuar sot si kurrë më parë Luftëtari i Gjirokastrës.

Kristal Abazaj e nisi vrullshëm takimin dhe që në minutën e parë, përfitoi nga një mosmarrëveshje mes portierit Nurkoviç dhe Mustës, për të kaluar në avantazh gjirokastritët. Futbollisti më i ri i Anderlechtit të Belgjikës, vijoi të luftojë fort dhe në minutën e 33-të shënoi një supergol nga goditja e dënimit, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë në avantazh të dy golave për skuadrën e Hasan Likës.

Flamurtari u zgjua në pjesën e dytë dhe rihapi takimin me anë të Stiljanovskit në minutën e 54’t ndërsa më pas krijoi edhe raste të tjera për të barazuar, por pa arritur t’ia dalë. Minutat e mbetura ishin vërtetë spektakolare, pasi vlonjatët kërkuan me ngulm golin e barazimit, ndërsa futbollistët e Luftëtarit kundërsulmuan disa herë rrezikshëm. Pas kësaj jave, Luftëtari blindon pozitat në vendin e 3-të, me 4 pikë më tepër se Partizani ndjekës, ndërsa Flamurtari i jep fund ëndrrës për të siguruar një vend në Europë.

Partizani zhgënjeu edhe një herë këtë javë, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lushnjës së dorëzuar tashmë, pasi ka rënë prej javësh në Kategorinë e Parë. Të kuqtë ‘shkelmuan’ edhe njëherë objektivat sezonalë, sepse pas humbjeve me Kukësin dhe Skënderbeun, dështojnë aty ku nuk lejohej dhe shohin Luftëtarin t’i largohet me 4 pikë diferencë.

Trajneri Ilir Gjyla mori një përgjigje mjaft pozitive nga emrat e rinj, të cilëve u besoi në këtë takim, ndërsa Dalipi kuptoi arsyen pse shumë teknikë kanë dështuar në drejtimin e Partizanit. Për statistikë, golat u shënuan nga Pepa në minutën e 69-të, me 11-metërsh, ndërsa për Partizanin barazoi Batha në minutën e 89-të. Ky barazim e nxjerr praktikisht Partizanin nga Europa League, megjiothëse gar aka ended he pesë xhiro pas kësaj jave. /Pamfleti Sport

 

Java 31

Të shtunën

Luftëtari-Flamurtari 2-1

Lushnja-Partizani 1-1

Të dielën

Vllaznia-Laci

Teuta-Kamza

Skënderbeu-Kukësi

 

Renditja

1.Skënderbeu   69

2.Kukësi               55

3.Luftëtari           50

4.Partizani           46

5.Flamurtari        43

6.Laçi                     43

7.Kamza               37

8.Vllaznia             33

9.Teuta                 33

10.Lushnja          11