HomeKronike

I del në rrugë ish-gruaja me të dashurin e ri, shqiptarit ‘i hipën gjaku në kokë’ dhe bën të pabërën

I del në rrugë ish-gruaja me të dashurin e ri, shqiptarit ‘i hipën gjaku në kokë’ dhe bën të pabërën

Nga xhelozia një shqiptar nga Kosova (40 vjecar), i cili jetonte prej nëntë vjetësh në Mühlacker ka shkaktuar një incident të pakëndshëm, shkruan pz-news.de.

Kur 40 vjeçari ishte duke shëtitur në mes të gushtit 2017, ai papritur pa ish gruan e tij me të dashurin 38 vjeçar.

Nga xhelozia ai e sulmoi në këmbë dhe duar me sende të forta metalike të dashurin e ri, derisa ishte një shofer automjeti që e ndaloi, raporton albinfo.ch. Përveç kësaj burri e kishte kërcënuar me vdekje ish gruan.

Gjykata e Maulbronn e dënoi atë për plagosje një vjet me dënim me kusht dhe gjithashtu duhet të kryejë 250 orë punë. Prokuroria më parë kishte kërkuar dënim prej 1 vjet e dy muaj burg.

Gjykatësi Bernd Lindner tha se ky dënim është i mjaftueshëm për të vetëdijësuar shqiptarin. Gjithashtu padia nuk ka qenë për “vrasje të mbetur në tentativë.”