HomeAktualitetKronike

“Arrest shtëpie” Tahirit: Gjyqëtarja “kimikaze” Liljana Baku që i janë rrëzuar nga apeli të gjitha masat e dhëna, çuditërisht ndodhet gjithmonë e gatëshme

“Arrest shtëpie” Tahirit: Gjyqëtarja “kimikaze” Liljana Baku që i janë rrëzuar nga apeli të gjitha masat e dhëna, çuditërisht ndodhet gjithmonë e gatëshme

Të çudit fakti, se si është e mundur, që në çeshtjen Tahiri, Habilaj, Sota, Nazer Seiti është gjithmonë e gatshme gjyqtarja e krimeve të rënda  Liljana Baku. Të jetë rastësi, apo falangat e krimit nuk pastrohen lehtë.

Por kush është Liljana:, Gjyqtarja e Krimeve të Rënda që vendosi të caktojë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri?

Që në fillim, ajo ka gjykuar gjatë hetimeve paraprake çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

 Baku është gjyqtarja që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo la në burg edhe biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë një shumë e konsiderueshme eurosh dhe pasaportat detare të Tahirit.

Gjithashtu, Baku ka pasur në gjykim edhe çështjen e Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i Habilajve dhe i ekstraduar në janar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ajo ka refuzuar lirimin kundrejt garancisë pasurore të Orest Sotës, por ky i fundit e fitoi lirinë në Apel, ashtu sikurse edhe Tahiri rikthimin e pasaportës.

Kujtojmë se Liljana Baku pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ushtrimin e kontrollit në banesën e Tahirit, në një kohë që prokuroret ishin përballë Kuvendit për autorizimin që do t’u lejonte arrestimin e Tahirit./Ekskluzive