HomeAktualitetKronike

PËRGJIMI/ PD denoncon vëllain e ministrit Xhafaj se ndihmoi një trafikant droge të siguronte hashash

PËRGJIMI/ PD denoncon vëllain e ministrit Xhafaj se ndihmoi një trafikant droge të siguronte hashash

Partia Demokratike ka publikuar një material audio me përgjime ku vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj bisedon me një trafikant droge.

Sipas PD-së, vëllai i tij jo vetëm nuk është dënuar, por ka vazhduar të drejtojë një grup të trafikut të drogës që vepronte në zonën e Vlorës edhe në kohën kur Xhafaj ishte ministër.

PD thotë se bashkëpunëtori X i përgjuar ka punuar së bashku me Agron Xhafajn në trafikun e drogës, por kur ai arrestohet në Itali, Agroni nuk u interesua më për të.

Ata të dy thuhet se janë takuar pasi bashkëpunëtori X del nga burgu dhe i kërkon ndimë për t’i gjetur një ngarkesë me kanabis apo ta punësojë si skafist në një rrugë Italie pasi ka mbetur pa para.
Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn përmes numrit 0672014472 (PD: I konfirmuar që i përket vëllait të ish-ministrit)

Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet momenti kur bashkëpunëtori X flet me Agronin. Bashkë me të janë në makinë edhe dy persona të tjerë.

BalkanWeb zbardh të plotë audiopërgjimin
Bashkëpunëtori X: O pasha ça bën mo, si dukesh?
Agroni-
Bashkëpunëtori X: Mirë vëlla ti vetë?
Agroni-
Bashkëpunëtori X: Isha andej nga Toto qorri. Do të merrja në telefon të ftoja për darkë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Pas kësaj bisede PD thotë se Agron Xhafaj e ka pritur bashkëpunëtorin X në një lokal në Vlorë që njihet si lokali i vëllait të minsitrit të Brendshëm.

Nis përgjimi në lokal
Bashkëpunëtori X: Ça bëre? Si ke qënë nga shtëpia ti?

Agroni: Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X: Mirë

Agroni: Mirë keni qënë? Ça bërë ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X: Mirë

Agroni: Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X: Mirë vëlla mirë. Dëgjo ore, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni: Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X: Hiç, ja erdha për atë që të thashë, për të bërë rrugën.

Agroni: Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni: (Përmend një fjali me 5-6 fjalë, po nuk kuptohet mirë).

Agroni: Do të të çoj unë te Ermali ore, është shoku im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X: Të faleminderit (2-3 fjalë s’kuptohen). Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.

Agroni: Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X: E mirë vlla mirë.

Agroni: Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X: Hiç asgjë.

Agroni: Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse flasin njëkohësisht me bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X: Mirë vlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen). Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni: Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X: Mirë të gjithë. Ti vetë mirë?

Agroni: Mirë, mirë.

Bashkëpunëtori X: Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni: Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X: Mirë, mirë.

Agroni: Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X: Faleminderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni: Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X: Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni: Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X: Se e njohim njeri-tjetrin.

Agroni: Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X: Mirë o vlla mirë, hajde rrofsh. Do e takoj unë Ermalin. Pa merak.

Agroni: Te Ermali vëlla.

(Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhrat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.)