HomeAktualitet

Kryetarja e plakave të CDU-së në pension sulmon deputetin gjerman që paralajmëroi Berishën! Doris Pack : Mos të ndërhyjë! Ambasadorja Kim, “i ftuari i huaj” në Shqipëri, ka vepruar në mënyrë të papranueshme

Kryetarja e plakave të CDU-së në pension sulmon deputetin gjerman që paralajmëroi Berishën! Doris Pack : Mos të ndërhyjë! Ambasadorja Kim, “i ftuari i huaj” në Shqipëri, ka vepruar në mënyrë të papranueshme

Nuk do të ketë bashkëpunim me PD, nëse kjo parti i kthehet së djeshmes”, kështu ka deklaruar deputetit kristiandemokrat gjerman, Gunther Krichabuam. Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit gjerman.

Në një prononcim për “Zeni Tv”, Pack ka thënë se Krichbuam nuk duhet të ndërhy pasi sipas saj nuk i njeh problemet e brendshme të PD.

Duke dëgjuar intervistën e zotit Krichbaum, më lindi përshtypja se ai nuk i njeh faktet e problemeve në partinë tonë simotër PD në Shqipëri”.

“Askush nga jashtë nuk duhet të ndërhyjë dhe mbi të gjitha të mos japë këshilla. Partia Popullore Europiane është treguar e mençur që nuk ka ndërhyrë.

I ftuari i huaj në Shqipëri- ambasadorja Kim- ka vepruar në mënyrë të papranueshme dhe është përgjegjëse për shumë probleme në PD.

Nëse të dielën të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të votojnë për një kryetar të ri partia dhe do të shkojnë të votojnë: duhet të respektojmë personin e zgjedhur,” shprehet Pack.