HomeSport

Kosova në rënie të lirë, “Dardanët” mposhten nga Bjellorusia

Kosova në rënie të lirë, “Dardanët” mposhten nga Bjellorusia

Kosova ka pësuar humbjen nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët u mposhtën nga dy gabime edhe pse dominuan ndeshjen sa i përket posedimit të topit.

Golat për Bjellorusinë i shënuan Morozov në minutën e 73-të dhe Ebong në minutën e 75-të.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Muriqi në minutën e 87-të.

Me këtë humbje, Kosova është e parafundit në grupin I me 3 pikë aq sa Bjellorusia.