TOP MENU
  • RRETH NESH
  • KONTAKT
MENU MENU

Tellalli

SEARCH
  • KREU
  • AKTUALITET
    • KRYESORE
    • DEBAT
    • INTERVISTA
    • KRONIKE
    • BOTA
    • DIASPORA
    • SOCIALE
    • ART
    • SPORT
  • DOSJA X
    • BLOG
    • ANTAGONIZEM
  • OPINION
  • TELLALLI
    • QYTETARI DIXHITAL
  • SHQIPERIA IME
    • CIVILIZIM
    • BIZNES
  • BIOSFERE
  • LIFESTYLE
  • METRO
  • ARGETIM
    • KURIOZITETE
    • SHENDETI
Tradhtitë në Bllok dhe historia e flirtit të nuses së Mehmetit me diplomatin francez

Tradhtitë në Bllok dhe historia e flirtit të nuses së Mehmetit me diplomatin francez

Mimoza Ahmeti: Paradoksi, nxjerrim ligje për të drejtat se*suale, por asnjë ligj që fëmijët duhet të hanë

Mimoza Ahmeti: Paradoksi, nxjerrim ligje për të drejtat se*suale, por asnjë ligj që fëmijët duhet të hanë

“Kam halle…”! Gent Pjetri i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

“Kam halle…”! Gent Pjetri i harruar nga të gjithë: Askush s’më pyet pse pi, cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje

Akuzohet se kërcënoi presidentin Trump, ish-shefi i FBI-së James Comey iu dorëzohet autoriteteve dhe del para gjykatës në Virxhinia

Akuzohet se kërcënoi presidentin Trump, ish-shefi i FBI-së James Comey iu dorëzohet autoriteteve dhe del para gjykatës në Virxhinia

Inter – Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck

Inter – Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck

Marrëveshja KAYO-Fincantieri! Ambasada Italiane: Një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri

Marrëveshja KAYO-Fincantieri! Ambasada Italiane: Një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Nga Emiljano Shullazi te Naim Stafuka e Astrit Avdyli: SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”!

Nga Emiljano Shullazi te Naim Stafuka e Astrit Avdyli: SPAK jep pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”!

Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite

Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite

55000
55000
HomeShqiperia Ime

Intrepidtravel: Shqipëria diamanti i paprekur natyral i Europës

06/02/2018

Intrepidtravel: Shqipëria diamanti i paprekur natyral i Europës

E shtrirë mes Greqisë veriore dhe ujërave të kaltra të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një “Mekë” e turistëve, shkruan Intrapidtravel, kompania më e madhe në botë e aventurës për grupet e vogla turistike.

Me një histori mbresëlënëse, bukuri magjepsëse natyrore, kuzhinë mesdhetare të parezistueshme dhe një dozë ekscentrizmi, Shqipëria, siç vendi quhet në gjuhën vendase, është diamanti i paprekur natyral i Europës.

KULTURA

Shqipëria është ndryshe nga çdo vend tjetër në glob. Pas 500 vitesh nën sundimin otoman, në shekullin XX, Shqipëria u shndërrua në një nga vendet më të izoluara të botës, pasi dikatori komunist Enver Hoxha shkëputi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Jugosllavinë.

Historia politike dhe gjeografike e vendit, së bashku me gjuhën e saj të papërsëritshme, u kanë lejuar shqiptarëve të ruajnë disa prej veçantive më të mrekullueshme kulturore.

Gjëja e parë që do të vënë re jo shqipfolësit  është se shqiptarët tundin kokën poshtë e lart kur duan të thonë “jo” dhe majtas-djathtas kur duan të thonë “po”, që shumëkujt i duken përpjekje gazmore për të kapërcyer pengesat gjuhësore.

Furgonët, i vetmi mjet transporti, nuk kanë orar; ato kanë tendencën të nisen kur mbushen me pasagjerë. Vonesat harrohen lehtë nga mikpritja, pasi në kulturën shqiptare miku duhet nderuar: vendasit do të bëjnë gjithçka sipas mënyrës së tyre për ta mirëpritur një vizitor në vendin e tyre.

Në disa disa qyteza, jeta ndalon plotësisht që herët në mbrëmje, pasi të gjithë dalin për “xhiro”. Një ecje tradicionale, ku grupe njerëzish të veshur mirë shëtisin në fund të ditës për t’u kënaqur nën shoqërinë e miqve dhe folur për ato që kanë kaluar gjatë ditës. Nëse i bashkohesh xhiros, mos harro t’u hedhësh një sy dordolecëve të ngjitur nëpër shtëpi, sipas një besëtytnie të lashtë për të mbajtur larg syrin e keq ziliqar. 

USHQIMI

Me gjithë këto ecejake lart e poshtë dhe me tundjet e çuditshme të kokës, padyshim që do t’ju marrë uria, por, fatmirësisht ju jeni në vendin e duhur të globit për një banket. Gjëja më e mirë për të përshkruar kuzhinën shqiptare është patjetër shkrirja me gjeografinë e saj: tavë kosi, mish qengji, vezë dhe kos, byrekë të këndshëm të stilit ballkanik dhe fërgesë, një pjatë me perime, copa djathi dhe erëza nga epoka otomane. Ka një theks të rëndë italian, kështu që një picë e shkëlqyer nuk është kurrë e vështirë të gjendet, së bashku me karkalecat dhe ushqimet e detit përgjatë gjithë bregut shqiptar.

Zakonisht, vetëm disa sekonda pasi keni ngulur pirunin për herë të parë në pjatë, ju do të përballeni me rakinë, një pije e fortë për të cilën thuhet se ndihmon tretjen. Për diçka tjetër më të butë, zona të ndryshme të vendit prodhojnë një koleksion verërash lokale që të mbeten në kujtesë, ashtu si edhe birrat lokale si Korça dhe Tirana.

QYTETET

TIRANA

Një birrë shumë e mirë ka marrë emrin e Tiranës, një qytet plot ngjyra, hapësira të gjelbra dhe një personalitet të fuqishëm. Fillo të zbulosh bunkerët e saj – Hoxha ishte paranojak për luftën dhe mendohet se janë 750 mijë në të gjithë vendin – duke filluar nga Bunk’Art, një strehim bërthamor gjigant jashtë qytetit, që është tranformuar në një muze bashkëkohor arti. Bunkerë të tjerë më të vegjël janë transformuar në klube nate, muze, kafene, madje edhe shtëpi!

Piramida e mbushur me grafiti në qendër të qytetit është dizenjuar nga vajza e Hoxhës si një muze kushtuar atij. U ndërtua në vitin 1988, por autoritetet lokale kanë vendosur ta lënë ashtu të prishur për të kujtuar Hoxhën, ashtu siç i ka hije. Të rinjtë e Tiranës po e përdorin si një rrëshqitëse gjigante. Pasi dielli perëndon, merrni ndonjë copë karton, vëreni poshtë vetes dhe rrëshkisni duke u argëtuar pa mbarim.

KRUJA

Në veri të Tiranës është Kruja, vendlindja e heroit kombëtar, Skënderbeut. Qyteti mesjetar pranë malit të Krujës ka qenë dikur kryeqytet, por sot është një qytet i vogël, pjesë e historisë së Shqipërisë. Merrni një dozë historie në muzeun etnografik, eksploroni kështjellën, hyni në xhaminë qindravjeçare, shikoni artizanët lokalë përgjatë rrugëve dhe ”gjuani” sende shtëpiake dhe antike në pazarin otoman të qytetit – një ditë perfekte udhëtimi larg kryeqytetit.

BERATI

Berati, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s , i ashtuquajtur “Qyteti i një mbi një dritareve”, është i njohur për shtëpitë e tij karakteristike të bardha otomane dhe rrugët e pjerrëta me kalldrëm që të kthejnë pas në shekullin XIII. Lumi i Osumit, është bërë pjesë e aventurave të ndryshme të rafting përmes kanioneve të tij apo e shëtitjeve të mrekullueshme gjatë pasditeve, për ata që nuk guxojnë të provojnë të tilla sporte.
SHKODRA
Qyteti i Shkodrës mendohet të jetë një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe thuhet se është qëndra kulturore e vendit. Ju mund të shihni statujën e Nënë Terezës, të shëtisni nëpër rrugët e ngushta dhe vizitoni urën më të vjetër otomane mbi lumin e Kirit. Gjithashtu, Shkodra është vendi kyç për të zhvilluar ecjet më mbresëlënëse në një qyetet me një bukuri të pacënuar natyrore.
NATYRA
Shqipëria krenohet me 30% të florës së Evropës, shumica e saj gjendet në 15 parqet kombëtare të vendit.
Në veri të Shkodrës shtrihen “Bjeshkët e Namuna”, majat e të cilave, të mbuluara me dëborë shfrytëzohen për shëtitje ose thjesht për vizitorët që adhurojnë pamjet malore. Në mënyrë të ngjashme, Liqeni i Ohrit përshkon Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe është një ekosistem i ujërave të ëmbla që mendohet të jetë formuar nga liqenet më të vjetra në botë. Gjithashtu,  i popullarizuar me pushuesit vendas, ky liqen ofron sporte të ujit dhe të notit me çmime të përballueshme.
Bregdeti jugor është një nga zonat më të mrekullueshme të sportit të zhytjes në Evropë, ku mund të eksploroni anijet e mbytura të kohës romake dhe shpellat e paprekura. Ju mund të përfitoni shumë, pasi sporti i zhytjes ishte i ndaluar nën regjimin e Enver Hoxhës si një mënyrë për të shmangur arratisjen e individëve, prandaj kjo aventurë është një gjë e re për shqiptarët. Dhe nëse vendosni të ecni nëpër rrugët e përgjumura të liqenit të Ohrit ose në rrugët plot jetë të Tiranës, hidhini një sy edhe deleve, dhive dhe kafshëve të tjera. Nuk është e zakonshme të shkëmbehesh në një rrugë të pluhurosur me një bari tradicional dhe kopenë e tij!
Shqiperia Ime 366

Newer Post
“Le Figaro”: Shqipëria me vreshtat më të vjetra në Europë, kartolina që duhet zbuluar menjëherë
Older Post
Rama flet për median greke: Po bëjmë një marrëveshje të madhe, dhe ua thotë troç për Çamërinë

Te Fundit

Tradhtitë në Bllok dhe historia e flirtit të nuses së Mehmetit me diplomatin francez
Dosja X

Tradhtitë në Bllok dhe historia e flirtit të nuses së Mehmetit me diplomatin francez

Tellalli 29/04/2026
Në librin e Isuf Kalos, ish-mjekut personal të Enver Hoxhës, për herë të parë tregohet se çfarë ndodhte brenda Bllokut edhe për tema tabu si krushqitë [...]
Skandali, Gjykata paraprake e kaloi për gjykim në themel çështjen Veliaj pa hapur dhe pa i parë të gjitha provat e SPAK
Dosja X

Skandali, Gjykata paraprake e kaloi për gjykim në themel çështjen Veliaj pa hapur dhe pa i parë të gjitha provat e SPAK

Tellalli 29/04/2026
Në dy seancat e fundit të GJKKO, ku po zhvillohet gjyqi në themel i çështjes për Erion Veliaj, avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca ka ngritur shqe [...]
Pse në “Hotelin me pesë yje” të GJKKO-së duhen mbyllur herë gjyqtarët e herë prokurorët?!
Rekomanduar

Pse në “Hotelin me pesë yje” të GJKKO-së duhen mbyllur herë gjyqtarët e herë prokurorët?!

Tellalli 28/04/2026
Çështja e izolimit në sallën e gjyqit të të pandehurve në kushte ekstreme, diskriminuese, për të mos thënë kriminale, tashmë është kthyer në një probl [...]
GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës! A do i paguaj  SPAK 1 vit burg të oficerit, rrogat, personalitetin e cunguar dhe karrierën e ndërprerë!
Rekomanduar

GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës! A do i paguaj SPAK 1 vit burg të oficerit, rrogat, personalitetin e cunguar dhe karrierën e ndërprerë!

Tellalli 28/04/2026
Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Zeka dyshohej se së bashku me dy zyrtarët e tjerë të policisë Novaku dhe Tabaku të kishin marrë ryshfet nga një gr [...]
Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte… i arrestuar për vepra të turpshme! Si e kaloi Vetingun? Hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë
Dosja X

Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte… i arrestuar për vepra të turpshme! Si e kaloi Vetingun? Hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë

Tellalli 28/04/2026
Gjyqtari i Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara, në vitin 1982, asokohe 21 vjeç, punonte në ndërmarrjen kimike në Durrës. Lara ishte kthyer në tmerrin e shu [...]
Gjyqtarja që natën bënte kambisten dhe ditën gjyqtaren refuzoi kamerat në procesin e Metës “në emër të KLGJ”! Mos i’a vini re analfabetizmin nuk di të lexoi, por vetëm të numëroi: Udhëzues e KLGJ thotë të kundërtën…kërkon lejimin e tyre

Tellalli 27/04/2026
Gjyqtarja e seancës gjyqësore ndaj Ilir Metës iu referua sot një vendimi të KLGJ, për të justifikuar mos lejimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të p [...]

MEDIAT SHQIPTARE

Ekskluzive.al

Lexo.al

Balkanweb

Gazeta Tema

Panorama

Shqip

Shqiptarja

Shekulli

Balkaninsight

GazetaExpress

Telegrafi

MEDIAT NDERKOMBETARE

The New York Times

The Wall Street Journal

Le Monde

Le Figaro

Huffington Post

CNN

The Guardian

BBC

Daily Mail

La Gazzetta dello Sport

Corriere Della Sera

La Repubblica

Hurriyetdailynews

ProtoThema

Kurir

INSTITUCIONET SHQIPTARE

Presidenca

Kryeministria

Kuvendi

Tranpsarenca

AKKP

ZVRPP

QKR

SHKP

AKP

© Copyright 2016 Tellalli, All rights reserved.