HomeAktualitet

Nuk kam shtëpi jetoi te vajza! Saliu e ha më keq, mbetet pa shtëpi! Sekuestrohet apartamenti që jetonte si “kollovar” te dhëndrri

Nuk kam shtëpi jetoi te vajza! Saliu e ha më keq, mbetet pa shtëpi! Sekuestrohet apartamenti që jetonte si “kollovar” te dhëndrri

Apartamenti në të cilin jeton ish-kryeministri Sali Berisha aktualisht ndodhet nën sekuestro preventive nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion.

Lajmi është konfrimuar ditën e sotme nga burime për “Gazetës Shqip” teksa mësohet ndër të tjera se ky apartament ndodhet nën emrin e vajzës së tij, Argita Berishës.

Kujtojmë se apartamenti ndodhet në rrugën “Mustafa Matohoti”, e cila njihet edhe si “Rrugica e Sales”. Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se ditën e sotme janë vendosur në sekuestro preventive pasuritë e dhëndrit të Sali Berishës mes tyre 16 apartamente.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuri të Malltezit.

Gjithashtu nën sekuestero do të vihen edhe pronat tek ish-kompleksi “Partizani” dhe një vilë në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon zakonisht kohën gjatë verës, bazuar edhe në postimet e tij në rrjete sociale.