HomeAktualitetDebat

Muli kërkon të gjejë kush ka spiunuar për mesazhin e Doktorit

Muli kërkon të gjejë kush ka spiunuar për mesazhin e Doktorit

Doktori shpërndau dje në mbrëmje një mesazh për shtabin e fushatës, ku këshillonte të gjithë kandidatët që të merren me programin e PD-së dhe që vetëm 20 për qind të fushatës ta zërë pjesa që sulmon qeverinë.

Ndërkohë, i urdhëronte ata që të mos merren me drejtuesit politikë të qarqeve, sepse me ta do të merreshin drejtuesit politikë të PD-së.

Mesazhi iu shpërnda një numri të vogël drejtuesish, por përfundoi në faqet e shtypit.

Muli u vu në siklet para Doktorit.

— Kjo është thikë pas shpine për PD-në, i tha Doktori.

Ne po fillojmë fushatën me njerëz të infiltruar brenda nesh.

Duhet të gjendet urgjent tradhtari.

— Shumë e vështirë, tha Muli. Por do përpiqem.

Thirri Lelon, se si mund ta zbulonin tradhtarin.

— Ka një metodë përjashtuese, tha Lelo. Bëj prova.

Dërgo një mesazh në emër të Doktorit, por pa ndonjë rëndësi, tek lista e djeshme.

Pastaj hiq njerëz një nga një.

Në momentin që pushon së dalë në shtyp, dije që tradhtari është tek lista që ke përjashtuar.

— Po pastaj, si ta gjej kush nga të përjashtuarit është tradhtari?

— Bëj të njëjtën gjë, tha Lelo.

Asaj liste dërgoji çdo ditë një mesazh tjetër, fals, e shiko kush do ta nxjerrë në shtyp.

Shkurtoje listën derisa ta gjesh.

— Dakord, tha Muli, si metodë nuk është e keqe.

Por puna është: kush do i shkruajë përditë gjithë ato mesazhe në emër të Doktorit?

Kjo është puna më e rëndë për mua.

Edhe LaCivita po të isha, s’do e bëja dot.

— Jo, LaCivita e ka të lehtë, se atij ia shkruan vetë Doktori.

Puna është të shkruash ti në emër të Doktorit, i tha Lelo.