HomeKronike

“Po me vdes çupa ore, më lini ti shkoj në spital”! Policia e Vlorës shoqëron në komisariat babain e 17-vjeçares që qëlloi veten

“Po me vdes çupa ore, më lini ti shkoj në spital”!  Policia e Vlorës shoqëron në komisariat babain e 17-vjeçares që qëlloi veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar.

Babai i 17-vjeçares raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.

Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës.

Fillimisht babai i saj, Saimir H., ka kundërshtuar shoqërimin në komisariat, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë për t’i qëndruar pranë vajzës.

Gjatë shoqërimit në komisariat babai i së miturës dëgjohej teksa bërtiste: “Po me vdes çupa ore, lermëni të shkoj ta shikoj”.