HomeAktualitetKryesore

Goditja e fundit ndaj ambasadorëve, PD vonon seancën plenare për të penguar pritjen e lamtumirës të Donald Lu e Romana Vlahutin

Goditja e fundit ndaj ambasadorëve, PD vonon seancën plenare për të penguar pritjen e lamtumirës të Donald Lu e Romana Vlahutin

Zbulohet arsyeja e seancës maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend nga Partia Demokratike, pasi kane pergatitur nje “surprize”.

Demokratet jane te vendosur qe te bejne “shebimin” e fundit kunder ambasadoreve te SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, te cilet i akuzojne si mbeshtetesit kryesore te Edi Rames.

Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 20:00 do të zhvillohet një pritje me ambasadorët e BE, Romana Vlahutin, dhe të SHBA, Donald Lu, me rastin mbarimit të mandatit të tyre në Shqipëri.

Pikërisht kjo pritje është bërë shkak i një seance të gjatë, e cila ka nisur që prej orës 10:00 dhe vijon akoma, pasi PD kërkon që deputetët të mos jenë të pranishëm.

Strategjia e Partisë Demokratike është që të mbajë ‘peng’ deputetët në Kuvend, që të mos shkojnë te pritja e ambasadorëve.(TemA)