HomeAktualitetDebat

Ben Blushi “gjen strehë” te Berisha, lideri demokrat publikon fjalimin e fortë të tij për socialistët

Ben Blushi “gjen strehë” te Berisha, lideri demokrat publikon fjalimin e fortë të tij për socialistët

Ish-kryeministri Sali Berisha është i radhës që ka ndarë një video të politikanit dhe publicistit Ben Blushi; një deklaratë e fortë e tij në Parlament në vitin 2017, ku ai akuzonte direkt kryeministrin Edi Rama për gjendjen në të cilën ndodhej Shqipëria.

Fjalimi është për drogën që lulëzonte atëkohë në Shqipëri, mungesën e investimeve në shëndetësi, situatën me rendin publik, përfshirjen e të korruptuarve dhe atyre me të shkuar të errët në politikë.

Ditët e fundit, video nga foltorja e Parlamentit ka nisur të qarkullojë sërish në rrjetet sociale – ndoshta si një nevojë dhe tregues së vendi ndodhet sërish në të njëjtin batak. Mirëpo, nëse Ben Blushi ishte kundërshtarë i tij, sot ai ka gjetur “strehë” te Sali Berisha.

“Ky ishte fjalimi i jetës së tij”, shkruan lideri demokrat, teksa ndan me ndjekësit e tij deklaratën e politikanit të majtë.