Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së boksit të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në ish-Jugosllavi.
Në vitet 1970-1980, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga familjarët.
Karriera e Nazif Gashit
Ka mposhtur ish-fituesin e medaljes së Artë Olimpike në Los Angelos dhe kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm në kategorinë gjysmë të rëndë, Sllobodan Kacar, ka mposhtur kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm, Marian Benesh, ka mposhtur ish-nënkampionin europian dhe fituesin e medaljes së bronztë, Svetomir Bilic.
Rekordet dhe titujt
(1970 – 1980) – Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën kolektive
(1974 – 1978) – Përfaqësues i ish-Jugosllavisë për katër vite me radhë
(1974) – Fitues i turneut të Beogradit
(1975) – Gongu i Artë në Shkup (medalja e artë)
(1976) – Gongu i Artë në Shkup (medalja e artë) dhe fitues i turneut kundër Plamen Jankov
(2002 – 2005) – Trajneri i Kosovës në boks

