HomeAktualitetKryesore

Krimi “monstruoz” shkelje e barazisë në tendera… një lugë boshe për turmat nga SPAK-u në hall, për milionat që na merr

Krimi “monstruoz” shkelje  e barazisë në tendera… një lugë boshe për turmat nga SPAK-u në hall, për milionat që na merr

Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike në Kodin Penal Shqiptar parashikohet nga Neni 258, i cili dënon veprimet që pengojnë pjesëmarrjen e barabartë, si ndërhyrja me qëllim dhënien e avantazheve, shkelja e rregullave të barabarta, ose cënimi i transparencës, duke e konsideruar këtë vepër penale që parashikon burgim.

Kjo vepër është shpesh subjekt i hetimeve nga SPAK dhe përfshin persona që abuzojnë me detyrën për të favorizuar apo diskriminuar subjekte në procesin e tenderimit ka ekzistuar, por askush nuk ia kishte dëgjuar emrin, sepse ishte aq i parëndësishëm dhe pa asnjë rrezik për shoqërinë, sa pavarësisht se ishte neni i kodit penal, ishte trajtuar si një çështje civile mes dy subjekteve në fushën e bizneseve.

U desh ardhja e Altin Dumanit në SPAK, i cili e filloi luftë kundra “korrupsionit” imagjinar me shkeljet e barazisë në tendera me vlera të vogla nga disa kryetar bashkishë të majtë, si fillim me një krahinor të tij, atë të Bulqizës, për ca gropa dhe kanale, që pavarësisht se nuk kishte shkelje ligjore dhe dëm ekonomik, këta kryetar përfunduan në burg, megjithëse kushtetuta e ndalon burgosjen e të zgjedhurve në funksione nga votuesit.

Duke qenë se askush nuk u mor me këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe duke mos e parashikuar se Dumani po bënte nje eksperiment, SPAK-un e kapi “deliri i madhështisë”, dukeshkelur pa asnjë droje vijën e kuqe të pushteteve dhe nën drejtimin e tij e trashi litarin e zullumit me një revansh të pa menduar më parë…duke e kthyer misionin e drejtësisë në mision politik si parti opozitare e pa regjistruar

Sulmi mdaj qeverisë dhe shtetit u bë një precedennt i rrezikshëm ndaj duhej ndaluar dhe heshtja po jep rezultatet e para. Rasti i Ballukut dhe i Veliajt në Kushtetues tregojnë hapur se SPAK pasi kishte prangosur disa ministra doli në mejdan me zv.kryeministrat dhe i kishte mbetur vetëm kryeministri dhe Presidenti pa akuzuar…të gjithë këta për shkelje të barazisë në tendera.

Pompoziteti artificial i dhënë këtij neni, duke treguar gënjeshtra dhe shifra bombastike për publikun me ndihmë e mediat qorre dhe horrave manipulator duke publikuar shifra se sa ka kushtuar x-së investim apo y-ion investim për rruga të përfunduar dhe të inaguruara, u përdorën për të irrituar turmat antiqeveri dhe për të krijuar iluzionin e vjedhjes ma anën të korrupsionit, kur vjedhja dhe korrupsion në akuzat e tyre nuk ekziston.

Por skandali po vazhdon akoma, duke u agravuar nga kjo strukturë që po i grabit shqiptarëve miliona euro çdo vit dhe nuk i’u ka kthyer asnjë cent, sepse akoma nuk ka fituar një gjyq të vetëm mes dhjetëra të akuzuar në menyrë jo profesionale për korrupsion dhe sot pas 7 vitesh është në kërkim të viktimave.

Kaq të paftyrë janë këta sharlatanë sa guxojnë që anfalfabetizmin e tyre profisional tua shesin shqiptarëve si fitore në luftë inekzistente të turpshme të rrjeshtuar si palë me humbësat e tenderave, konflikt nga i cili shqiptarët nuk kanë asnjë përfitim, por thjesht i bëjnë të mërziturit, të lodhurit dhe të drobiturit të shikojnë ëndrra të frikshme …si të vjedhur.

Kush mund të jetë ai budalla që muund të shpresoj se nëse Balluku dënohet fituesi i tenderit “Intekar Yapi & ASL” dhe ndërtuesi “Gjoka” do tu a kthej lekët shqiptarëve, që sipas “tenderuesave” të SPAK i paska marrë më tepër …brënda ligjit, pa shkelur fondin limit.

Kompania turke Intekar Yapi & ASL fitoi tenderin e vitit 2020 për tunelin e Llogarasë në Shqipëri për 172 milionë euro. Vendimi i kompanisë për t’ia dorëzuar punimet e ndërtimit kompanisë Gjoka për 140 milionë euro shkaktoi polemika për një pagesë prej 32 milionë eurosh.

Opozita ngriti një padi penale në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku me ndihmën e zv/kryemnistrit në ekzil Arben Ahmetaj, i cili është edhe ai pjesë e denoncimit publik të zëvendësueses së tij.

Sot jemi në kushte kur kërkohet arrestimi i Ballukut, sepse i ka anuluar tenderin kompanisë Gjoka për t’i a dhënë kompanisë turke i cila ia shet po Gjokës për 140 milion, pra sipas akuzuesve kompania turke ka fituar nga ky allishverish plot 32 milon pa ngulur një gozhdë.

E nëse është vërtet kështu, atëhere SPAK duhet të ndryshoj akuzën e shkeljes së barazisë tendera … në fallsifikim dokumentesh dhe vjedhje me shuma të mëdha me anën të mashtrimit dhe kompania përfituese dhe gjithë përftuesit e tjerë në menyrë të paligjshme, duhet të jenë në bangën e të akuzuarveon . Drejtësia nëse fiton pala SPAK duhet t’i detyroj palën humbës të kthejnë ligjërisht parat e përfituar padrejtësisht, por… jo Belinda Balluku, sepse nuk thuhet asgjëkundi se ajo ka përfituar vlera monetar nga ky mashtrim.

Me nenin e shkeljes së barazisë, nuk shkruhet në anjë paragraf dhe çudia më e madhe është se zonja Balluku nëse dënohet me masën më të rëndë të këtij neni… 5 vjet heqje lirie, me gjykim të shkurtuar 3.4 vjet dhe si nënë me dy fëmijë të mitur nën kujdestari… me 4 vjet shërbim prove. Në fund shteti. egërsohet, turmat opozitare kënaqën, shqiptarët marrin të “tretin dhe të tetin” e SPAK, i cili tregon muskujt e tij… se lufton fort për drejtësi dhe nuk paguhet kot. /Ekskluzive.al

b