HomeDebat

Avokati: SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL! 21 janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

Avokati: SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL! 21 janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se SPAK po vepron si seksion i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë, duke mos hetuar, sipas tij, çështjet e mëdha të korrupsionit që përfshijnë figura të rëndësishme politike.

‘Është krijuar tashmë jo vetëm në perceptimin e popullit, por shqiptarët janë të zhgënjyer nga puna e SPAK sepse po kthehen në seksion të PD dhe të Ilir Metës për shkak të mosfillimit të hetimeve për çështje të mëdha të korrupsionit, sepse këto nuk janë çështje të vogla. Për këto çështje është krijuar SPAK. Ka një mori aferash të renditura dhe të listuara. A do të futet SPAK që të luftojnë krimin e lartë apo do bëjnë politikë, po të jetë ashtu le të hapë një parti politike’, tha ai.

Avokati përmendi çështjet si trafiku i armëve, firmat piramidale, 21 janari dhe Gërdeci, të cilat sipas tij janë lënë në harresë nga SPAK.

‘Ka afera të rënda që nisin me trafikun e armëve që bënte Berisha dhe që shkaktoi krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Bosnjë, duke vijuar me afera të tjera të rënda si firmat piramidale dhe vrau edhe 3 mijë prej tyre sepse bëri edhe luftë civile.

Vazhdoi me krimin e Gërdecit dhe pasi bënë trafik armësh në Afganistan, Hamas, Tunizi dhe me Gedafin, Argita me Shkëlzenin pastaj bënë edhe Gërdecin duke vrarë edhe atje njerëz dhe këto krime nuk hetohen nga SPAK. Ata nuk po merren me asnjë prej këtyre, ata këto po i lënë në harresë ose po i mbyllin me mosfillime si me 21 janarin që pyesin dëshmitarët njëherë në dy muaj, po tallen dhe po merren me gjëra të vogla’, tha ai.