HomeAktualitetKryesore

Rama dhe Micotaqi drejt SHBA-së! Nënshkrimi i marrëveshjes së madhe negociuar nga Trump një sihariq për dy popujt!

Rama dhe Micotaqi drejt SHBA-së! Nënshkrimi i marrëveshjes së madhe negociuar nga Trump një sihariq për dy popujt!

Nënshkrimi i marrëveshjes së madhe negociuar nga Trump një sihariq për dy popujt!

Thashethemet qesharake dhe teoritë e “Delta Forcës” imagjinare nga gjithfarë idioti brenda dhe jashtë politikës të mbështetur dhe nga ca figura qesharake banaqesh që në Shqipëri quhen TV, që hiqen si gazetar, por janë disa reporter terreni, që hedhin mufka dhe shashka për tu bërë pak të njohur, për budallallëqet që nxjerrin nga goja, për pak ditë do kthehen në humorin më grotesk të vitit.

Sipas informacioneve, udhëtimi i Edi Ramës drejt SHBA është i vërtetë që do kryehet shumë shpejt, por akoma nuk ka një datë fikse, për arsye të axhendës së ngjeshur të Presidentit Trump.

Por ështe e sigurtë se Trump kur fliste për “paktin e miqësisë” mes Azerbajxhanit dhe Albanisë, diçka kishte në plan, pavarësisht se ngatërronte pozicionet gjeografike.

Pas vizitave të vajzës dhe dhëndërit të tij Kushner në Shqipëri, më në fund Presidenti ra me këmbë në tokë dhe tashmë e dinte pozitën gjografike të Shqipërisë, e cila ishte fqinja kryesore e Greqisë e megjithatë…. kishin një ligj lufte mes tyre, duke qenë anëtarë të bllokut të NATO-s.

Ndaj është kërkuar nga strukturat diplomatike që të organizohet një takim mes liderit të Shqipërisë dhe atij të Greqisë, një takim për heqjen e ligjit të luftës midis dy vendeve fqinj.

Kjo do i shtonte edhe një medalje tjetër Trump, për të forcuar pozitat e tij si kandidat për çmimin NOBEL të Paqes. Pra shumë shpejt ky takim dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet nën kujdestarin dhe praninë e Presidentit Trump. Kjo është arsyeja e vizitë së kryeministrit Rama në SHBA.

Kurse Delta Forcë nuk ka nevojë të vijë… për Berishën, sepse nuk ka kohë për një kufomë të pa rrezikshme ende të pa dënuar, ndaj po presin vendimin e Gjykatave Shqiptare për ta trajtuar saksionin “non grata” nga SHBA jo si masë administrative por penale./Ekskluzive.al