HomeAktualitet

Doli për “lehjen” e radhës: Berisha ngrinë së ftohti, braktis protestën

Doli për “lehjen” e radhës: Berisha ngrinë së ftohti, braktis protestën

Opozita zhvilloi mbrëmjen e kësaj të hëne protestën e radhës përpara Kryeministrisë.

Edhe kjo protestë ishte në kufijtë e qesharakes për një forcë që pretendon të jetë opozita më e madhe në vend, pasi numri i personave të pranishëm ishte edhe më i vogël se herët e tjera.

Organizimi u pa si tepër i dobët, aq sa lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk qëndroi as 10 minuta në shesh.

Ai u largua menjëherë, për shkak të të ftohtit, por edhe me zhgënjimin e dukshëm nga pjesëmarrja e ulët dhe mungesa e besimit të qytetarëve ndaj tij.

Ndërkohë, premtimi për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama është shtyrë tashmë për më 24 janar, me shpresën se kjo nuk do të ndodhë më herët nga protesta e paralajmëruar nga Adriatik Lapaj më 17 janar. (TemA)