HomeBota

Përgjaket Irani! Protestat masive antiqeveritare, numri i viktimave mund të jetë 12 mijë

Përgjaket Irani! Protestat masive antiqeveritare, numri i viktimave mund të jetë 12 mijë

Numri i njerëzve që kanë vdekur gjatë protestave në Iran ka shkuar 2,571, sipas një përditësimi nga Agjencia e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), një organizatë e aktivistëve iranianë me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Midis të vdekurve janë 12 persona nën 18 vjeç. HRANA deklaroi se në ditën e 17-të të protestave, u pa një rritje e ndjeshme e numrit të viktimave, plagosurve dhe të të arrestuarve.

Por numri mund të jetë shumë herë më i lartë, teksa mediat deklarojnë për 12 mijë viktima, shifra që ende nuk janë verifikuar.

Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje.

Protestat nisën më 28 dhjetor për shkak të pakënaqësive me krizën ekonomike, zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe krizës energjetike.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për protestuesit iranianë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që ka paralajmëruar autoritetet në Teheran se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse Irani vret protestues.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:03
Kreu i Gjyqësorit në Iran paralajmëron gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për të ndaluarit në protestat antiqeveritare

Kreu i gjyqësorit të Iranit ka lënë të kuptohet se do të ketë gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për të ndaluarit gjatë protestave, pas kërcënimit të Donald Trump për veprime shumë të forta nëse Teherani ekzekuton protestuesit.

“Nëse duam të bëjmë një punë, duhet ta bëjmë tani. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt. Nëse bëhet vonë, dy muaj, tre muaj më vonë, nuk ka të njëjtin efekt. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt.”, tha Gholamhossein Mohseni-Ejei tha në televizionin shtetëror.

Sipas një grupi për të drejtat e njeriut, një protestues 26-vjeçar, Erfan Soltani, do të ekzekutohet sot.