HomeKronike

Mbarojnë afatet e paraburgimit për vrasësit?! Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në rezervuar: Gjykata e Apelit të Tiranës liron nga burgu 3 autorët e dyshuar!

Mbarojnë afatet e paraburgimit për vrasësit?! Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në rezervuar: Gjykata e Apelit të Tiranës liron nga burgu 3 autorët e dyshuar!

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.

Tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bledi Angjo janë liruar nga Gjykata e Apelit, pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Hetimet për vrasjen vijojnë për të 3 personat.

Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, në qershor të vitit 2022.

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen.

Kjo e fundit u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.