HomeKronikeDiaspora

“U prehshin në paqe”! Taulant Balla mesazh për familjen shqiptare që humbi jetën në Itali

“U prehshin në paqe”! Taulant Balla mesazh për familjen shqiptare që humbi jetën në Itali

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas tragjedisë që i mori jetën katër anëtarëve të familjes shqiptare Kola në Itali.

Përmes një mesazhi, Balla e cilësoi ngjarjen si thellësisht tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për humbjen e rëndë. “Shumë, shumë i trishtë lajmi i tragjedisë së familjes shqiptare Kola, nga Grykshi i Peqinit, të cilët jetonin prej vitesh në Porcari, Lucchesia, Itali. U prehshin në paqe”, shkroi ai.

Familja shqiptare humbi jetën siç del deri tani nga hetimet, si pasojë e çlirimit të monoksidit të karbonit nga një kaldajë difektoze në banesën e tyre. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali ku babai punonte në një kompani lyerjeje, nëna ishte shtëpiake, djali punonte si elektricist dhe vajza ishte nxënëse.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, Hadjar, 23 vjeç dhe Xhesika, vetëm 15 vjeçe një familje prej vitesh e integruar dhe e respektuar në komunitetin lokal shkruajnë mediat italiane.