HomeAktualitetDebat

Tomorr Alizoti paralajmëron Ramën: Nesër do ta shohësh në mes të Tiranës

Tomorr Alizoti paralajmëron Ramën: Nesër do ta shohësh në mes të Tiranës

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka bërë një reagim për protestën e nesërme të opozitës.

Ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, për atë që do ndodhë nesër.

Ka një shprehje të vjetër: kur je në gropë, mos vazhdo të gërmosh.

Por njeriu i zullumit, që ka vjedhur postin e kryeministrit, është zhytur deri në qafë dhe po përpiqet të marrë me vete gjithë vendin. Shenja e parë e sëmundjes që kap elitat e korruptuara është mohimi. Mbledhja e sotme e grupit të PS dhe vendimet e saj janë forma më e pastër e dëshpërimit politik.

Në tri pika, Rama bën tri gjëra që një njeri i lirë nuk do t’i bënte kurrë: kërcënon SPAK-un (me SHBA-në dhe BE-në që e mbështesin hapur prokurorinë speciale), përpiqet t’i japë sinjal Ballukut se nuk do ta shesë dhe kërcënon gjithë Shqipërinë me bllokimin e integrimit europian. Por është jashtë kohe. Tragjikisht jashtë kohe deklaron idioti i pacipë nga shtersa që vjen duke harruar çfarë shikon dhe dëgjon nga i pandehuri, non grata Sali Berisha kundër SPAK dhe Shqipërisë.