HomeAktualitet

Edi Rama në Bruksel darkë me Antonio Kostën

Edi Rama në Bruksel darkë me Antonio Kostën

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta.

Prej ditësh, vizita e Ramës është komentuar nga kllouni Berisha si një takim I thirrur nga Kosta për t’i tërhequr vëmendjen lidhur me detyrimin për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë.

Por, burime zyrtare nga qeveria bëjnë me dijë se Rama është me një delegacion të vogël, ku shoqërohet në këtë udhëtim vetëm nga ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni dhe se takimi me Antonio Kostën është një darkë informale.

Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve.

Me metodologjinë e re të negociatave mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare. Kapitujt 23-24 mbi gjyqësorin u hapën të parët dhe mbyllen të fundit në procesin e negociatave.