HomeMetro

Artisti bullgar kopjon këngën e Shpat Kasapit, Vesa Luma përfshihet në debat me reperen shqiptare

Artisti bullgar kopjon këngën e Shpat Kasapit, Vesa Luma përfshihet në debat me reperen shqiptare

Një tjetër debat ka përfshirë botën e muzikës shqiptare, pas raportimeve se një artist bullgar ka publikuar një version të këngës “Valle Kosovare”, e njohur nga repertori i Shpat Kasapit.

Reagimi nuk vonoi nga këngëtarja Vesa Luma e cila ndau lajmin në rrjetet sociale dhe shprehu hapur pakënaqësinë për atë që e cilësoi si shkelje të të drejtave të autorit. Sipas saj, një këngë nuk mund të merret pa leje dhe as të “blihet” me shuma simbolike.

“Një këngë nuk vidhet, por as nuk blihet me 250 euro”, ishte mesazhi i saj, që u interpretua menjëherë si një thumb i drejtpërdrejtë në adresë të reperes Tayna.

Kjo pasi më herët ishte bërë publik fakti se refreni “Vajzat e fshatit tim” në këngën “Thana” ishte siguruar nga Tayna nga këngëtarja e njohur Alida Hisku për shumën 250 euro.