HomeAktualitet

“E kam fituar përjetë lirinë”! Rama ndan telefonatën me Hashim Thaçin nga Haga (Video)

“E kam fituar përjetë lirinë”! Rama ndan telefonatën me Hashim Thaçin nga Haga (Video)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku ka telefonuar ish-kreun e UÇK, Hashim Thaçi.

Teksa i uron Pavarësinë, Thaçit, kryeministri Rama ndan edhe një frazë që i ka thënë nga Haga: Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!””, ka shkruar Rama.