Aktori Leonardo DiCaprio është fotografuar së fundmi si rrallëherë më parë pranë të atit, George DiCaprio.
Aktori hollivudian u pa teksa vizitonte një restorant të njohur në zonë, i shoqëruar nga babai i tij.
George DiCaprio njihet në SHBA si shkrimtar librash komikë dhe në disa raste është shfaqur edhe si aktor. Megjithëse ka qenë gjithmonë një mbështetje e rëndësishme në jetën dhe karrierën e të birit, ai nuk shihet shpesh në dalje publike përkrah Leonardos.
Për këtë dalje, babë e bir kishin veshur veshje të thjeshta, duke preferuar një stil larg formaliteteve.

