Në mëngjesin e 9 prillit 1999, Kaçaniku agoi i rrethuar nga forcat e ushtrisë dhe policisë së Serbisë, që sulmonin popullatën civile.
Në betejat në Lagjen e Re dhe në Rakoc ranë heroikisht 28 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u vranë 32 martirë.
Ndërkohë në videon e mësipërme është filmuar një nga momentet më të trishta në një fshat në Kaçanik, ku banorët shihen me lot në sy dhe të pafuqishëm përballë ushtrisë serbe të cilët ndajnë familjet -gratë nga burrat e fëmijët e tyre.

