Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, Ikballe Huduti shpallet non grata në Shqipëri, për 15 vite.
Motivi i këtij vendimi, bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit.
LEXO EDHE:
Kryeministri Rama ndryshon fotografinë e profilit dhe të kopertinës në Facebook, vendos pamje të flamingove, simbol i protestave 25 ditore në Tiranë
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama foli për përfshirjen e saj në protestat në Tiranë, duke postuar një foto të saj, me ish-presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad, të cilin e cilëson “kryeshërbëtorin famëkeq të ajatollahëve”
Ikballe Huduti njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri.
“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinexhadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruante kryeministri.
Në vitin 2020, Huduti u arrestua në Kosovë pasi bëri thirrje për hakmarrje ndaj SHBA-ve për vrasjen e gjeneralit iranian.

