HomeAktualitet

FOTOT/ Buzëqeshje, rrahje shpatullash dhe batutat në mes Edi Ramës e Donald Trump në ceremoninë e Bordi të Paqes

FOTOT/ Buzëqeshje, rrahje shpatullash dhe batutat në mes Edi Ramës e Donald Trump në ceremoninë e Bordi të Paqes

Buzëqeshje, batuta dhe rrahje shpatullash në selinë që mban emrin e tij në Uashington ndërmjet Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA. Atmosfera dhe kimia mes palëve duket ka qenë pozitive pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes së Bordit të Paqes, një nismë që Trump i ka dhënë rëndësi strategjike sic u shpreh Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Është firmosur zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Washington, D.C..

Takimi inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit.