Është e qartë tashmë se Partia Demokratike dhe deputetët e saj për shkak të hallit personal të Sali Berishës e kanë të pamundur të mbajnë një standard për të gjitha çështjet. Edhe kur diskutohet për imunitetin e deputetit, nuk mund të bëhet përjashtim.
Pas mbeledhje së Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do të shprehej se “PD-ja ndien keqardhje për standardet që ndjek mazhoranca. Kur bëhet fjalë për opozitën nuk ka rëndësi çfarë shkruhet në Kushtetutë, por vullnetit politik i Ramës. Dua të përsëris qëndrimin e datës 23 tetor se në gjykimin tonë, bazuar dhe në portikun që ndalimi i daljes jashtë shtetit si masa shtrënguese do duhet patjetër të autorizohet nga Kuvendi”.
Mirëpo, nëse sot Bardhi dhe deputetët e PD-së kërkojnë të ruajnë standardet, nuk e kanë bërë të njëjtën gjë kur është kërkuar heqja e imunitetit të Sali Berishës. Në 21 dhjetor të vitit 2023 salla e Parlamentit ku PS-sj votoi pro heqjes së imunitetit për Berishën, mbështetësit e këtij të fundit dogjën sallën parlamentare ndërsa jashtë kishte qindra mbështetës që protestuan. Pamjet që po sjell gazeta TemA në kujtesë janë pikërisht të asaj dite, ndërkohë që shihen deputetët e PD-së duke i vënë flakën sallës së Kuvendit, ndërsa militantë të Berishës protestojnë në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, nëpërmjet një reagimi në X, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të shkruane:
“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta…”

Siç shihet Gazment Bardhi dhe Partia Demokratike nuk kanë të njëjtin standard kur bëhet fjalë për Sali Berishën dhe kur bëhet fjalë për Belinda Ballukun, sepse nuk udhëhiqen nga parimet dhe e drejta, por nga halli i çastit dhe i momentin. Sapo e ‘hedhin lumin’ nuk mbajnë mend më se çfarë bëjnë me kalin dhe kujtojnë se edhe shqiptarët e kanë kujtesën sa e kanë atë. Mirëpo, harrojnë se ata janë bërë të tillë se i ka ‘detyruar’ halli i Berishës për të qenë të tillë./TemA

