HomeAktualitetKronike

Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë dhe u larguan nga vendngjarja, arrestohen 2 shoferë, një burrë dhe një grua

Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë dhe u larguan nga vendngjarja, arrestohen 2 shoferë, një burrë dhe një grua

Policia ka arrestuar dy shoferët që dyshohet se shkaktuan aksidentin fatal që i mori jetën 7-vjeçarit paraditen e sotme në Tiranë.

Në prangat e Policisë kanë rënë Kostandin Shukullli dhe Valentina Selman Koltraku. Shukulli dyshohet se ka qenë i pari që e ka përplasur të miturin me automjetin e tij dhe më pas ka qenë Valentina Koltraku e cila i ka dhënë goditjen e dytë.

Aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në rrugën “Kastriotët”, në kryeqytet. Po ashtu bëhet e ditur se pas aksidentit, të dy shoferët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, i mituri ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.