Fjalimi i presidentit Donald Trump në Kongres u shoqërua me tensione, teksa ky i fundit fliste për emigracionin e paligjshëm në vend.
Kongresmenia demokrate, Ilhan Omar e cila përfaqëson shtetin e Minesotës tha: “Ju vratë amerikanë, ju vratë amerikanë!”.
Omar po i referohej masave federale për goditjen e emigracionit në Minesota që çuan në vdekjen e dy shtetasve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti.
Trump kritikoi demokratët për kërkesën për reforma përpara se të financonin Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
“Detyra e parë e qeverisë amerikane është të mbrojë qytetarët amerikanë, jo të huajt e paligjshëm”, tha presidenti republikan.

