HomeBota

Sulm me thikë në Uashington, vriten 4 persona në rrugë! Efektivët qëllojnë për vdekje autorin

Sulm me thikë në Uashington, vriten 4 persona në rrugë! Efektivët qëllojnë për vdekje autorin

Një sulm me thikë u regjistrua dje në Washington në Gig Harbor. Si pasojë e sulmit humbën jetën 4 persona të cilët u plagosën me thikë nga një 32-vjeçar.

Viktimë ka mbetur edhe autori i cili u qëllua nga efektivët e policisë menjëherë pas ngjarjes.

Tre nga viktimat vdiqën në vendngjarje, ndërsa një i katërt u dërgua në spital dhe më vonë vdiq nga plagët e marra.

Policia po heton incidentin dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.