HomeAktualitetDebat

Rama gati kabinetin e ri, ndryshime të rëndësishme në të gjitha strukturat!

Rama gati kabinetin e ri, ndryshime të rëndësishme në të gjitha strukturat!

Kryeministri Edi Rama pritet të ndërmarrë një valë të re lëvizjesh në kabinetin qeveritar, duke realizuar shtatë ndryshime në poste kyçe të ekzekutivit.

Burime për TemA bëjnë me dije se riformatimi do të prekë ministritë e Brendshme, Drejtësinë, të Jashtme, Infrastrukturën, Mbrojtjen si dhe marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa parashikohet edhe një zëvendëskryeministre e re.

Kështu pritet që:

Besfort Lamallari të emërohet ministër i Brendshëm.

Toni Gogu pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ferit Hoxha do të emërohet ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Enea Karakaçi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes.

Erjona Ismaili caktohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Albana Koçiu ngjitet në detyrën e zëvendëskryeministres.