FOTOLAJM/ 150 deri në 200 paradite në përplasjen me policinë! Në protestën e pasdites pjesëmarrje si “foltorja e vdekur” e Berishës… çdo të hënë

FOTOLAJM/ 150 deri në 200 paradite në përplasjen me policinë! Në protestën e pasdites pjesëmarrje si “foltorja e vdekur” e Berishës… çdo të hënë

Protesta e thirrur këtë të enjte përpara Kuvendit është shoqëruar me pjesëmarrje të ulët.

Sipas vëzhgimeve nga terreni, në tubim marrin pjesë rreth 150-200 protestues, të cilët janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit nën masa të forta sigurie.

Pas përplasjeve të dhunshme duke qëlluar policinë me gurë gjatë ditës së sotme, protesta e pasdites ka mbledhur një numër edhe më të vogël qytetarësh.

Protesta e 54-t para Kryeministrisë nisi me thirrjen për lirimin e protestuesve të cilët u shoqëruan nga policia, për shkak të dhunës së ushtruar në tubimin që u zhvillua paradite te Kuvendi, ku mbetën të plagosur 6 efektivë.