HomeBota

SHBA dhe Izraeli sulm Iranit, 201 të vrarë e 747 të plagosur!

SHBA dhe Izraeli sulm Iranit, 201 të vrarë e 747 të plagosur!

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësuan si ‘sulm parandalues’. Njoftimin e bëri ministri i mbrojtjes, Israel Katz teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Mediat raportojnë për 201 të vrarë e 747 të plagosur pas sulmit në Iran.

Mediat raportojnë se nga sulmet janë vrarë dhëndri e nusja e Khameneit, ndërsa fati i liderit suprem Khamenei mbetet mister. Mediat izraelite raportojnë se Khamenei mund të jetë vrarë, një informacion ky ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Teherani e ka mohuar që të jetë vrarë, ndërsa mediat thonë se ai mund të shfaqet në televizion përmes një fjalimi.

Sipas njoftimeve, objektivat e sulmeve amerikane në Iran përfshinin parlamentin, presidencën, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Inteligjencës, Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit dhe, më e rëndësishmja, kompleksin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Kjo u raportua nga transmetuesi amerikan Fox Neës, duke cituar një listë objektivash të atribuuara sulmeve amerikane. Transmetuesi gjithashtu pretendoi se sulme kibernetike ishin kryer edhe kundër mediave iraniane, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.