A janë shqiptarët nga njerëzit më vitalë dhe të fortë në botë? Ja si përgjigjet Dr. Frederik William Burnham

A janë shqiptarët nga njerëzit më vitalë dhe të fortë në botë? Ja si përgjigjet Dr. Frederik William Burnham

Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që shërbente në Shkodër kishte deklaruar se shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë.

Më poshtë ju sjellim letrën e datës 22 maj 1922:

“Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20.133 pacientë që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive.

Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit. Ata hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti.

Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë, dhe rrjedhimisht janë njerëz jo me shenja depresive

Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës në apandesit“”.

Studiuesi Auron Tare është ai që pulbikoi një letër të rrallë të gjeneralit kanadez të Brigadës Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.