Kryetari në ikje Qosja i vë kazmën qendrës së Kavajës në kulmin e sezonit turistik! Heq pllakat e gurit dhe i zëvëndëson me asfalt! I sigurtë se asfalti i “duhet” Kavajës

Kryetari në ikje Qosja i vë kazmën qendrës së Kavajës në kulmin e sezonit turistik! Heq pllakat e gurit dhe i zëvëndëson me asfalt! I sigurtë se asfalti i “duhet” Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka sulmuar Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar vendimin një dëm për ekonominë lokale dhe bizneset.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Balla akuzoi Qosen se, pas tre vitesh pa investime të dukshme, ka zgjedhur pikërisht muajt e verës për të prishur sheshin qendror të Kavajës.

“Po si ka mundësi që mjafton të kesh vulën e bufit dhe janë të gjithë njëlloj. Pas tre vitesh, pa asnjë punë, sot, mu në kulm të sezonit, shkallmohet qendra e Kavajës”, shprehet Balla.

Sipas tij, po hiqen pllakat e gurit që i jepnin sheshit një pamje europiane mesdhetare për t’u zëvendësuar me asfalt, një ndërhyrje që, sipas Ballës, përbën një dëm ekonomik pasi shkatërron një investim të rëndësishëm publik.

Balla ngriti edhe shqetësimin për kohën e ndërhyrjes, duke theksuar se punimet po dëmtojnë aktivitetin ekonomik të bizneseve në qendër të qytetit në periudhën me fluksin më të madh të vizitorëve.

“Ne duhet t’i ftojmë turistët që vijnë në Golem të vizitojnë edhe qytetin e Kavajës dhe të konsumojnë në bizneset e qendrës. Në vend të kësaj, kryetari i bashkisë ka zgjedhur të shkallmojë bulevardin kryesor pikërisht në kulmin e sezonit turistik”, deklaroi Balla.

Qosja i Saliut është përgjigjur menjëherë duke deklaruar se Kavajës i duhet asfalt dhe jo bulevardi me pllaka guri sepse kështu ia kanë kërkuar qytetarët

Qosja tha se bizneset, për të cilat Balla shprehet i shqetësuar, e kanë mbështetur ndërhyrjen dhe se qytetarët kanë kërkuar prej kohësh zëvendësimin e pllakave ekzistuese.

“Të gjitha atyre bizneseve që Taulanti u qan hallin, të cilët më kanë marrë në telefon dhe më kanë kontaktuar, më kanë thënë: ‘Kryetar, ato duhet të ndërrohen’. Çdo qytetar që kalon aty më ka thënë se ato pllaka duhet të hiqen dhe të ndërrohen. Bëmë veprimin e duhur që i hoqëm ato pllaka për ta kthyer bulevardin në një rrugë me asfalt cilësor, me sinjalistikë europiane, siç e meriton qyteti i Kavajës. Do t’i ndryshohet komplet faqja asaj zone”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku demokrat i bëri thirrje Ballës të mos merret me punët e bashkisë, por të fokusohet te problematikat që, sipas tij, janë përgjegjësi e qeverisë. Qosja kërkon gjykata prokurori Kadastër në qytetin madhor të Saliut kur këta instuticione janë vetëm në 12 qarqe. Pra Qosja nuk di ku jeton kur prish dhe ndërton me lekët e taksapaguesve që duke hequr vetullat nxjerr sytë Bashkisë Kavajë

Ja deklarata e tij:

“Unë i them Taulantit të mos shqetësohet për punët e bashkisë. Duhet të shqetësohet për punët e qeverisë, sepse Kavajës ia keni hequr të gjitha. Për atë turizmin që thua se është i mrekullueshëm, sot zona e plazhit nuk ka ujëra të zeza. Ka 12 vjet që qeveria nuk ndërton rrjetin e ujërave të zeza në zonën e plazhit. Duhet të shqetësohesh që sot Kavaja nuk ka ujësjellësin, nuk ka Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, nuk ka gjykatë dhe nuk ka prokurori”, deklaroi Qosja.