Alarm për Rossmann & Lala! Shet tjetër produkt të rrezikshëm i ndaluar në BE: AKU-ja fsheh skandalin, prokuroria pasive për krimet kundër shëndetit

Alarm për Rossmann & Lala! Shet tjetër produkt të rrezikshëm i ndaluar në BE: AKU-ja fsheh skandalin, prokuroria pasive për krimet kundër shëndetit

Një tjetër skandal ka përfshirë Rossmann & Lala, zinxhirin e shitjes së produkteve parfumerie, kozmetike, bukurie, tekstile dhe shëndeti. Pas alarmit se qumështi për fëmijë i prodhuar nga Nestlé rezultoi i kontaminuar me toksinën cereulide, është sinjalizuar se rrjeti Rossmann & Lala po shet një tjetër produkt të kontaminuar dhe me rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Sipas burimeve, produkti është shitur nga Rossmann & Lala edhe pse është sinjalizuar nga autoritetet gjermane për t’a tërhequr menjëherë për shkak të pasojave në shëndetin e konsumatorëve.

Përgjegjës për krimet e përsërituara ushqimore janë kupola Rossmann & Lala si Dirk Daniel Rossmann, Altin Lala dhe Raoul Rossmann, në bashkëpunin me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili sipas disa raporteve të KLSH dhe dhjetëra investigimeve mediatike konsiderohet një nga institucionet më të pabesueshme, të kompromentuara dhe korruptuara në Shqipëri.

Sipas burimeve, AKU është informuar për produktin e radhës së kontaminuar që po shitet nga Rossmann & Lala, por palët kanë hyrë në pazare për t’a mbajtur të fshehtë skandalin dhe për t’a paraqitur si një histori të deformuar dhe të zbutur më pas. Nga ana tjetër, edhe pse legjislativi ka ashpërsuar Kodin Penal për krimet ushqimore, Prokuroria e Tiranës ka qëndruar pasive në raport me këto vepra penale. Edhe kur regjistrohen procedime penale, dosjet mbyllen rrugës me ndërhyjre korruptive. Ndoshta Kuvendi duhet të ndryshojë legjislacionin penal për t’i kaluar në kompetencë të SPAK-ut krimet kundër shëndetit.

Skandali me qumështin për fëmijë Nestlé

Në mars të këtij vitit u dha alarmi se qumështi për fëmijë i prodhuar nga Nestlé rezultoi i kontaminuar me toksinën cereulide. Më pas Mbretëria e Bashkuar foli me shifra zyrtare.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se 36 foshnja u sëmurën pasi konsumuan formulën e kontaminuar, ndërsa në Francë ka nisur hetimi për humbjen e jetës së dy foshnjave.

I njëjti produkt, i importuar nga Rossmann & Lala, është tregtuar edhe në Shqipëri, konkretisht në rrjetin e dyqaneve të këtij subjekti.

Sipas burimeve zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sasia totale e qumështit të importuar është 1,878 copë, nga të cilat 462 copë janë rieksportuar në Republikën e Kosovës. Në Shqipëri rezulton se janë bllokuar 836 kuti me qumësht .

Ndërsa sasia e qumështit të kontaminuar e shitur është 580 kuti, secila me peshë 800 gram.Ky alarm nga Bashkimi Evropian zbuloi një problematikë në subjektin Rossmann & Lala në Shqipëri.

Pas kontrolleve të kryera, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur subjektin për dy shkelje: mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mospërmbushje të përgjegjësive të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU).

Mungesa e gjurmueshmërisë cënon rëndë sigurinë ushqimore dhe, në këtë rast, bëhet fjalë për një produkt delikat si ushqimi për foshnja. E thënë më thjesht, nëse një produkt rezulton i pasigurt (p.sh. i kontaminuar apo i skaduar), autoritetet nuk mund ta tërheqin shpejt nga tregu, sepse:

• Nuk dihet në cilat supermarkete ka përfunduar.

• Nuk dihet sa njësi janë shitur.

• Nuk mund të bëhet tërheqje e saktë dhe e menjëhershme.

Për shkak të këtyre shkeljeve, subjekti Rossmann & Lala është gjobitur nga AKU. Gjithathtu, prokuroria nuk është vënë në lëvizje./Prapaskena.al