Protesta është tensionuar pranë urës së “Rrugës së Elbasanit”, ku qytetarët kanë hedhur domate, vezë dhe sende të tjera në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit.
Policia ka vendosur një kordon për të penguar kalimin e protestuesve dhe për t’i mbajtur ata të përqendruar në zonën e përcaktuar. Disa prej tyre kanë tentuar të çajnë kordonin policor, duke krijuar përplasje dhe tensione me efektivët.
Gjatë incidenteve, policia ka shoqëruar një prej protestuesve, ndërsa forcat e rendit vijojnë të mbajnë të bllokuar kalimin në urën e “Rrugës së Elbasanit”.

