Protesta e djeshme është tensionuar pranë urës te Rruga e Elbasanit ku qytetarët kanë hedhur domate, vezë dhe sende të tjera në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit. Në disa momente, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, çka ka sjellë përplasje fizike mes palëve. Policia shoqëroi disa perosna, mes tyre edhe Arben Kolën, një nga përfaqësuesit e grupit organizator të protestës.
Sipas burimeve, në momentin e identifikimit të plotë në polici, Arben Kola rezulton me emrin Arben Koloshi. Ai e ka ndryshuar emrin nga Arben Koloshi në Arben Kola. Aktivisti nuk i është përgjigjur pyejtes së policisë se për çfarë arsye i ka ndryshuar gjeneralitetet.
Arben Kola allias Koloshi ka qëndruar 15 vite në disa vende të BE-së. Policia ka dyshime të forta se aktivisti është arrestuar në disa vende të BE për disa vepra penale, kryesisht për vjedhje banesash. Pas kthimit nga emigracioni, Arben Kola ka punuar me guida turistike.

