VIDEO/ “Do merrja tigan dhe të bëja omletë”! Analisti Bala ironizon protestën me “zarzavate” dhe ka një kërkesë për kolegun Stafa: Largohu nga vendi i punës, nuk ke moral për të protestuar! Ja arsyet

VIDEO/ “Do merrja tigan dhe të bëja omletë”! Analisti Bala ironizon protestën me “zarzavate” dhe ka një kërkesë për kolegun Stafa: Largohu nga vendi i punës, nuk ke moral për të protestuar! Ja arsyet

Një debat i ashpër u zhvillua midis gazetarëve Anri Bala dhe Osman Stafa në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në mbrëmjen e djeshme.

Mbasi Osmani recitoi arsyet e protestës që sipas tij ishin të dukshme, analisti Anri Bala e ironizoi duke i thënë se protestës së paradites i mungonte vetëm tigani, për të gatuar një turli para parlamentit.

Gazetari Stafa e ftoi në protestë, por Bala i’u përgjigj se protesta e paradites ndryshon nga protesta e pasdites dhe nuk besoj se mund të ma shpjegosh se përse ndodh ky fenomen.

Debat është ashpërsuar kur Bala i është dejtuar Stafës, se në çfarë pozicioni je paradite dhe pasdite në protestë, si gazetarë apo qytetarë?! Stafa deklaron si qytetar por edhe si gazetarë.

Përgjigjia e tij nuk e bindi bashkëbiseduesin, i cili i kërkoi Stafës se nëse proteston si gazetarë duhet të dorëhiqesh menjëherë nga TV që punon, kur dihet publikisht se pronari yt është sekuestruar dhe është një nga taksapaguesit debitor më të mëdhenj në këtë vend, madje ai nuk pagauan as sigurimet dhe as pagat, që nga gezetarët e deri te shoferët.

Ndaj i’u drejtua ai Stafës nuk ke moral për të protestuar, sepse paguhesh nga një personi që paratë e tij që ia mohon shtetit dhe tatimeve, e që do shkonin për shtretër, paisje spitalore dhe për pensionistët, para të cilat janë shumë herë më tepër se paratë e dhëna për Kanye West.

Debati u agravua me gjethe fiku dhe akuza të ndërsjellta, që mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.